Sporti

‘Rossonerët’ kërkojnë fitoren e parë ndaj Tottenham, ja bilanci mes dy skuadrave në ndeshjet zyrtare

02/14/2023 20:24
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte kthehet në terrenin e tij të vjetër sonte pasi Tottenham do të përballet me AC Milan në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Italisë, AC Milan takohen me Tottenhamin me fillim nga ora 21:00 në San Siro, në kuadër të ndeshjes së fazës së eliminimit të Championsit, shkruan GazetaBlic Sport.

Tottenhami është eliminuar në këtë fazë në tre nga katër paraqitjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa AC Milan kalon në nokaut për herë të parë që nga viti 2014.

Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të këtij takimi:

AC Milan: Tatarusanu; Thiaw, Kalulu, Kjaer, Theo Hernández; Saelemaekers, Krunic, Tonali; Brahim Díaz, Leao; Giroud

 Tottenham: Forster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son

Milani dhe Tottenham janë takuar në 4 ndeshje, me “Rossonerët” që nuk e kanë fituar asnjë prej tyre, 2 i ka fituar Tottenham, kurse 2 të tjerat janë mbyllur me barazim.

/GazetaBlic Sport/