Sporti

Rossi: Hungaria një përrallë e bukur, me fund të pafat

06/24/2021 12:09
nga:E K

Hungaria barazoi dje me gjigantët e futbollit evropian, Gjermaninë me rezultat 2-2.

Hungaria nuk arriti të kualifikohet nga grupi i vdekjes pasi përfundoi e fundit me 2 pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri italian i Hungarisë, Marco Rossi tha se Hungaria është një përrallë e bukur e Evropianit dhe se ishin pranë kualifikimit.

Na vjen keq pasi ishim shumë pranë kualifikimit, që do të ishte diçka historike në kufijtë e të pabesueshmes”

“Edhe në përrallat më të bukura mund të ketë fund të pafat. Unë e di që teknikisht nuk jemi ndër skuadrat më të mira në botë, por sa i përket aspektit taktik dhe atij të luftës sportive jam krenar për skuadrën, jam shumë krenar që unë jam trajneri i saj”, tha Rossi.

/GazetaBlic Sport/