Sporti

Roque është braziliani i 45-të te Barça, pritet shumë nga ai tek klubi katalanas

12/27/2023 16:52
nga:Lorik J

Nënshkrimi i madh dimëror i Barcelonës, Viktor Roque është lojtari i 45-të brazilian që vesh fanellën e katalanasve.

Marrëdhënia historike mes Barcelonës dhe brazilianëve shkon shumë vite më parë. Është aq i fortë sa Brazili është vendi i huaj me më shumë lojtarë që kanë kaluar nëpër klubin katalanas.

I pari brazilian ishte portieri Bezerra në vitin 1905, dhe i fundit që mbërriti në Barcelonë deri në nënshkrimin e Vitor Roque ishte Rafinha, i cili mbërriti verën e kaluar.

Ndër emrat më të mëdhenj nga Brazili që kanë luajtur për Barcelonën janë Romario, Ronaldo Nazario, Rivaldo, Ronaldinho, Dani Alves dhe Neymar.

/GazetaBlic Sport