Sporti

Rooney zgjedh Messin si më të mirin e të gjitha kohërave, përpara Ronaldos

06/18/2022 16:46
nga:E K

Wayne Rooney ka folur në lidhje me dyshen Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.a

Tema se cili në mes Messit dhe Ronaldos është më i miri vazhdon të diskutohet.

Së fundmi mendimin e tij në lidhje me këtë dyshe e ka dhënë edhe ish-bashkëlojtari i yllit portugez Rooney.

Sipas tij të dy janë shumë të mirë, por Messi është ma i madhi i të gjitha kohërave.

“Messi. Mendoj se e kam thënë këtë më parë, por të dy janë ndoshta dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë. Thjesht mendoj se Messi është, në sytë e mi, më i madhi ndonjëherë”, tha Rooney, përcjell lajmi.net.

Ronaldo dhe Rooney kanë qenë dikur bashkëlojtarë, ku së bashku kanë fituar tri Premier Liga dhe një Ligë të Kampionëve.