33-vjeçari me eksperiencë Toni Kroos u deklarua para duelit të nxehtë të nesërm me Manchester Cityn në Santiago Bernaberu.
Mesfushori gjerman nuk e ka lënë pa përgjigje ish-sulmuesin anglez Wayne Rooney pasi ka thënë se City do të mposht skuadrën merengue, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe ai nuk duhej të kthehej gjatë për të gjetur argumente, duke rikthyer në kujtesën e Rooney-t, për kënaqësinë e tifozëve të Realit.
“Rooney? Të njëjtën gjë thanë edhe vitin e kaluar dhe ne fituam Champions League”, ka deklaruar Kroos.
/GazetaBlic Sport/


