Sporti

Rooney refuzon intervistën për trajner të Evertonit, por mbetet i hapur për punë në Premier League

01/28/2022 19:58
nga:E K

Rooney ka refuzuar intervistimin për postin e kryetrajnerit të Everton, por është i vendosur 100% që të marrë një punë në Premier League.

Ikona e Everton konsiderohej si një opsion për të pasuar Rafa Benitez, por ai do të qëndrojë te Derby.

Rooney, siç bën të ditur ‘Goal’, ka refuzuar mundësinë që të kthehet tek Everton.

Edhe vet ‘Wazza’ ka thënë se ka refuzuar një mundësi intervistomi me Toffees.

“Everton kanë kontaktuar agjentin tim, kanë kërkuar të kenë intervistë me mua. Por, unë refuzova”, ka thënë Rooney.

“Unë besoj se do të bëhem trajner në Premier League dhe jam gati 100%. Por, unë kam një punë te Derby, që është me rëndësi për mua”, shtoi ish anëtari i Everton e Man Utd.

Rooney po bën një punë të mirë te Derby, por penalizimi i skuadrës me minus pikë në fillim të sezonit bën që të mos flitet shumë për Derbyn.