Lajme

Rooney pritet të bëhet trajner i ekipit të njohur anglez

10/10/2023 08:03
nga:L J

Wayne Rooney pritet të bëhet trajneri i ri i klubit anglez, Birmingham City, ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Ish sulmuesi i famshëm anglez u largua nga DC United të dielën pasi klubi amerikan nuk arriti të kalonte në play-off të MLS. Mesa duket ai nuk do të presë gjatë për një punë të re, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Birmingham, Rooney duhet të pasojë John Eustace (43), i cili e la ekipin në vendin e gjashtë në kampionat me 18 pikë, 12 pikë prapa Leicesterit kryesues.

Sky Sports gjithashtu raportoi se Rooney ishte në bisedime me drejtuesit e Birmingham, të cilët thanë se ai dëshironte të ndërtonte “identitetin dhe stilin e lojës pa frikë” të klubit.

/GazetaBlic Sport