Kylian Mbappé u rikthye në Paris me kokën ulur pas humbjes në finalen e Botërorit 2022. Franca nuk mundi të përsëriste suksesin e arritur në “Rusi 2018” dhe iu desh t’i dorëzonte kurorën Argjentinës dhe Leo Messit.
Tani, Mbappé është në pritje të rikthimit te PSG, ku do të duhet të ndajë dhomën e zhveshjes me Leo Messin dhe Neymarin, “yjet” e tjerë të PSG-së. Me përfundimi ne Botërorit po shtohen zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit francez dhe bota e futbollit duket se do ta mbështesë këtë vendim.
Konkretisht, Wayne Rooney, trajneri i DC United, i ka dhënë një këshillë francezit për të ardhmen e tij: “PSG nuk i përshtatet atij”.
Rooney rekomandoi që Mbappé të largohej nga PSG, por ai tha se kishte dy opsione se ku duhet të vazhdojë karrierën: “Besoj se një klub si Manchester United do të ishte perfekt për të. Ose Real Madrid”.
Do të shohim se çfarë vendimi do të marrë Mbappe, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2025, pas rinovimit të fundit, duke refuzuar Realin e Madridit.
Kylian Mbappe e mbylli Botërorin si golashënuesi më i mirë me 8 gola.