Skuadra e Arsenalit do të ballafaqohet të mërkurën me Manchester Cityn në kuadër të Premierligës.
Ky super derbi mund të vendos edhe titullin, pasi Arsenali në rast të dështimit, mund të rrëshqasë nga vendi i parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish lojtari i Manchester United, Rooney beson se Arsenali mund ta mposht Cityn në rast se shfrytëzojnë kundërsulmet.
“City mund të jetë ç’ekuilibrohet kur i godet ata në tranzicion dhe e patë atë kundër Bayern Munich, veçanërisht kur Leroy Sane duhet të kishte shënuar. Këto janë mundësitë që mund të merrni kundër Cityt dhe Arsenali ka lojtarë për të përfituar në një mënyrë që nuk e ka bërë Bayern – si Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus”, tha Wayne Rooney.
/GazetaBlic Sport


