Sporti

Rooney i del në mbrojtje Solskjaerit: Nuk është vetëm ai për t’u fajësuar, lojtarët nuk japin maksimumin

10/29/2021 11:22
nga:E K

Ish sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney i ka dal në mbrojtje trajnerit të ‘Djajve të Kuq‘, Ole Gunnar Solskjaer.

Wayne Rooney argumenton se Ole Gunnar Solskjaer nuk është i vetmi që mund të fajësohet për gjendjen e vështirë të Manchester United, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-kapiteni i ‘Djajve të Kuq‘ beson se shumë lojtarë nuk japin gjithçka në fushë dhe se nuk e ndjejnë fanellën që kanë veshur.

“Lojtarët e Manchester United duhet të dalin në plan të parë. Shikoni veten. Është shumë e lehtë të fajësosh trajnerin kur lojtarët paguhen shumë për të bërë punën e tyre. Nuk mendoj se kanë bërë mjaftueshëm. Kërkesat ndaj klubit janë shumë të larta, presioni është shumë i lartë. Unë shoh shumë lojtarë që nuk janë të disponueshëm për t’u kthyer mbrapa, për të ndihmuar në mbrojtje, të cilët nuk japin gjithçka për klubin. Kjo nuk është e pranueshme. Lojtarët kanë një përgjegjësi të madhe. Po flasim për lojtarë të klasit botëror dhe një klub si Manchester United meriton më mirë”, tha anglezi për The Sun.

/GazetaBlic Sport.