Në ditën kur Harry Kane barazoi rekordin e Wayne Rooney me 53 gola për kombëtaren e Anglisë në humbjen kundër Francës (1-2), për çerekfinalet e Kupës së Botës, ish-golashënuesi lavdëroi bashkëkombasin e tij dhe i doli në mbrojtje, pasi sulmuesi humbi një penallti vendimtare për fatin e lojës.
“Urime Harry Kane për barazimin e rekordit. Së shpejti ai do e thyejë edhe rekordin tim dhe nuk shoh person më të mirë për ta bërë këtë. Ai duhet ta mbajë kokën lart”, tha fillimisht ish-reprezentuesi anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë jam absolutisht i lënduar për djemtë, megjithatë jam krenar për mënyrën se si ata kanë luajtur gjatë këtij turneu. Edhe ata duhet të jenë krenarë”, tha Wayne Rooney.
/GazetaBlic Sport/