Sporti

Rooney: Haaland është aktualisht lojtari më i mirë në botë

04/23/2023 13:29
nga:L J

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, i cili tani është trajner i DC United në MLS, beson se Erling Haaland është aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

“Lionel Messi është më i madhi, por për momentin askush nuk luan si Haaland. Edhe pse kam thyer rekorde në pozicionin tim, ai më merr frymën. Ai është më i miri në botë për shkak të statistikave të tij fantastike, mënyrës se si luan dhe mentalitetin që ai tregon”, tha Rooney për The Times.

Haaland, 22-vjeçari norvegjez, mbërriti në Manchester City nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2022. Në skuadrën e trajnerit Pep Guardiola, ai jep paraqitje të jashtëzakonshme. Në 42 ndeshje, ai shënoi 48 gola dhe shtoi gjashtë asistime. Ai është golashënuesi më i mirë në Premier League me 32 dhe Champions League me 12 gola.

/GazetaBlic Sport