Sporti

Rooney: Ferguson donte të më transferonte kur isha 14 vjeçar, i thashë jo se dëshiroja të luaja për Evertonin!

03/28/2022 09:40
nga:L J

Para se të bëhej golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze të futbollit dhe Manchester United, Wayne Rooney ishte një djalë nga Liverpooli, ëndrra e të cilit ishte të luante për Everton.

Prandaj, ai refuzoi ofertën e United, më saktësisht të Sir Alex Ferguson, i cili donte ta sillte atë në klub si një 14-vjeçar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sir Alex Ferguson u përpoq të më transferonte kur isha 14 vjeçar. Ai foli në telefon me babanë dhe nënën time. Ata më thanë se ai po telefononte dhe se Manchester United dëshironte të më transferonte mua. Unë i thashë: “Thuaji atij të ****”. Dua të luaj për Evertonin”, kujtoi Rooney.

“Me kalimin e kohës, e dija se duhej të luaja për të. Ferguson është arsyeja pse nënshkrova për United,” shtoi Rooney, i cili ka fituar 16 trofe me Manchester United.

/GazetaBlic Sport