Sporti

Rooney afër të marrë drejtimin e skuadrës angleze

10/09/2023 16:40
nga:E K

Wayne Rooney është vetëm një hap larg rikthimit në Angli, ku do të marrë postin e trajnerit të Birmingham City, ekip që luan në Championship.

Largimi i ish-sulmuesit anglez me DC United në MLS tashmë është zyrtare dhe kjo gjë ka nxitur drejtuesit e klubit të Birmingham që të vihen në lëvizje.

Birmingham ka shkarkuar trajnerin John Eustace, për t’ja besuar vendin e tij Wayne Rooney, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizmi i tij.