Showtime

Ronela shqetëson fansat:‘’Nuk e keni idenë sa po vuaj, ndihem vetëm..’’, ja se çfarë ndodhi

02/02/2022 16:32
nga:Donika Fetahu

Artisja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, është ndër këngëtaret më energjike në skenën muzikore.

Ajo këtë vit do ta përfaqësoj Shqipërinë, në Eurovision, shkruan GazetaBlic.

Por së fundmi ajo ka ‘shqetësuar’ ndjekësit e saj përmes një postimi në InstaStory, ku ka shpalosur  disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”, ka shkruar ajo./GazetaBlic/