Showtime

Ronela Hajati do të hap e para spektaklin e “Eurovision 2022”

03/29/2022 15:32
nga:Genita C

Edhe pak ditë na ndajnë nga “Eurovision 2022” .

Me 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj, shkruan GazetaBlic.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga artistja Ronela Hajati  me këngën “Sekret”.

Tashmë ka dalur lista e rangimit të shteteve se si do të performojnë me rradhë ku Ronela është përcaktuar të këndojë  e para në natën e parë gjysmëfinale.

Atë natë do të prezantohen 17 shtete.

“Eurovision 2022” këtë vit do të  mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, pasi fitores së vitit të kaluar me grupin Maneskin./GazetaBlic/