Sporti

“Ronaldo mban gjithmonë një letër me vete – vetëm ata që e bëjnë nervoz e shohin se çka ka të shkruar aty”, ish trajneri i portugezit zbulon historinë interesante

10/31/2022 08:48
nga:E K

Ronaldo është padyshim një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe ajo që ka arritur të arrijë në karrierën e tij deri tani është vërtet e pabesueshme.

Portugezi arriti të fitojë pothuajse gjithçka që mundi në karrierën e tij si lojtar, dhe në nivel individual vendosi rekorde që do të jetë e vështirë të thyhen në vitet në vijim, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë thonë se motivimi kryesor i Ronaldos ishte Lionel Messi, me të cilin ai zhvilloi një betejë të pabesueshme për më shumë se dhjetë vjet se kush do të kishte një sezon më të mirë në nivel individual dhe në fund të fitonte më shumë tituj.

Nuk është e çuditshme për Ronaldon kur dikush pretendon se është arrogant dhe mendjemprehtë sepse këtë e ka treguar edhe vitet e kaluara me sjelljen e tij, por me siguri nëse nuk do të kishte qenë kaq i vrazhdë në momente të caktuara të karrierës së tij, ndoshta nuk do të kishte shkuar kaq larg.

Ai fitoi deri në pesë topa të artë dhe më i mirë se ai është vetëm Lionel Messi, i cili ka edhe dy topa të artë. Por se sa shumë i pëlqen Ronaldos të mburret me arritjet e tij, ka treguar trajneri i fitnesit të Sporting Lisbonës, Carlos Bruno, i cili ka pasur një takim interesant me Ronaldon disa vite më parë.

Gjegjësisht, Bruno ka deklaruar se ka qenë duke vizituar qendrën stërvitore të Real Madridit derisa Ronaldo ishte ende anëtar i klubit mbretëror dhe kanë pasur një diskutim të shkurtër për rezultatet e tij dhe të Messit, e më pas Ronaldo i ka befasuar të gjithë me një lëvizje.

Kjo histori e trajnerit të fitnesit të Sportingut është zbuluar në një libër të ri të quajtur “Messi vs Ronaldo” ku flitet për rivalin e jashtëzakonshëm të këtyre futbollistëve.

Bruno shpjegoi se Ronaldo mban gjithmonë një copë letër të veçantë në xhep dhe se gjatë një diskutimi të tillë nëse dikush e ngacmon ai do i tregoi çka ka të shkruar në atë letër.

“Ai nxori një copë letër nga xhepi i tij që kishte të gjitha arritjet e tij në karrierë. Të gjitha gjërat që kishte fituar me klubet, por edhe në nivel individual atë që kishte arritur. E nxori letrën dhe vetëm tha. shkurtimisht: ‘Nuk është keq, apo jo?’ Kjo është arsyeja pse ai bëri gjëra kaq të mëdha në karrierën e tij”, zbuloi Bruno.

/GazetaBlic Sport/