Sporti

Ronaldo zgjidh problemet me Manchester United, rikthehet në stërvitje me ekipin e parë

10/25/2022 14:25
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo është rikthyer në ekipin e parë të Manchester United.

Pas problemeve që kishte me ekipin, me ç’rast u dërgua të stërvitej me ekipin U-23, Manchester United dhe trajneri Erik Ten Hag kanë vendosur ta rikthejnë atë në ekipin e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ronaldo tashmë ka stërvitur me ekipin e parë dhe është gati për ndeshjen e nesërme ndaj Sheriff Tiraspol.

Manchester United dhe Sheriff Tiraspol do të ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport