Kupa e Botës 2022

“Ronaldo vetëm sa krijon probleme”, Cassano: Sikur të ishte tërhequr dy vite më parë!

12/13/2022 10:05
nga:Mergim Rreci

Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli rrugëtimin e saj në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në Katar me luzitanët që u eliminuan nga surpriza më e madhe, Maroku.

Në fakt, eksperienca e portugezëve në Katar nuk ishte edhe shumë e qetë, pasi Cristiano Ronaldo me zhurmën mediatike që e rrethon duket se ndikoi edhe në kombëtare.

CR7 shënoi vetëm një gol në Botëror ndërsa në dy sfidat me eliminim direkt, trajneri Fernando Santos e uli në stol me sulmuesin që haptazi nuk e aprovoi. Në lidhje me trazirat që shoqëruan Portugalinë, së fundmi fjalën e tij e ka thënë edhe një nga ata që nxit më shumë polemika. Ish-futbollisti, Antonio Cassano shprehet se Ronaldo di vetëm të krijojë probleme dhe se nga futbolli do të duhej të ishte tërhequr dy vite më parë.

“Ronaldo i krijoi probleme të mëdha Portugalisë, kur e ulën në stol kundërshtoi hapur vendimin e trajnerit dhe bëri që mediat t’i ktheheshin kundër kombëtares. Kur e kupton që nuk mundesh më, thjesht duhet të ngresh duart lart dhe të tërhiqesh. Ai duhej ta kishte bërë diçka të tillë që para dy viteve”, tha Cassan