Sporti

Ronaldo tregon se a do të luajë nga minuta e parë ndaj Newcastle

09/09/2021 22:46
nga:E K

Ronaldo kompletoi rikthimin e tij nga Juventus te Manchester United.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur për media pas rikthimit të tij të bujshëm në Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai është shprehur i entuziazmuar për debutimin e tij ndaj Newcastle dhe është shprehur se do bëjë presion te Ole Gunnar Solskjaer për të nisur ndeshjen nga fillimi.

Do të jem gati [për të shtunën] dhe do t’i bëj presion Ole që të fillojë ndeshjen nga minuta e parë. Sigurisht që do të jem nervoz të shtunën, por jam më i pjekur, më me përvojë jam gati të shkoj në lojë“,u shpreh Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/