Sporti

Ronaldo titullar në ndeshjen e sotme të Al Nassr

08/27/2024 19:17
nga:Mergim Rreci

AL Nassr dhe Al Feiha do të përballen sonte në Superligën e Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo do të luajë në këtë takim nga minuta e parë, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi portugez është shumë afër shifrës së jashtëzakonshme prej 900 golave në karrierën profesioniste dhe në rast se realizon dy të tillë, atëherë do të arrijë këtë gjë.

Ky takim fillon në ora 20:00.