Sporti

Ronaldo: “Tek Real Madridi, Mbappe do ta fitojë më në fund Topin e Artë”

03/11/2024 15:22
nga:Lorik J

Ronaldo Nazario beson se, nëse shkon te Real Madrid, Kylian Mbappé më në fund do të ketë një shans për të fituar Topin e Artë.

“Të gjithë po flasin për të për Madridin… ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai do të jetë një nga më të mirët, nëse ai shkon në Real Madrid ai do bëjë një zgjedhje të mirë për të fituar më në fund Topin e Artë, që besoj se është ëndrra e tij. ”, tha ai në një deklaratë për Daily Mail.

Disa ditë pasi u bë publike se lojtari kishte informuar tashmë PSG-në për qëllimin e tij për t’u larguar kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit, trajneri Luís Enrique e ka ulur tashmë dy herë në stol dhe tha se skuadra duhet të mësojë të luaj pa të.

“Një gjë është e sigurt, do të kemi mjaft kohë për të shijuar futbollin e tij”, shtoi Nazario.

/GazetaBlic Sport