Sporti

Ronaldo: Shumë i lumtur që përfaqësoj sërish Portugalinë

03/22/2023 08:28
nga:Mergim Rreci

Ai mund të jetë larguar nga Evropa për në Arabinë Saudite, por Cristiano Ronaldo do të kthehet përkohësisht.

CR7’u thirr nga Roberto Martinez në skuadrën e Portugalisë për ndeshjet kualifikuese kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut, dhe përmes një postimi në Instagram nga stërvitjet ai shprehu kënaqësinë e tij për faktin që të veshë sërish fanellën e vendit të tij.

“Shumë i lumtur që jam kthyer në kombëtaren tonë dhe do të jem në gjendje të përfaqësoj sërish Portugalinë”, ka shkruar ylli portugez në Instagram.

/G.D abcnews.al/