Sporti

Ronaldo shfaqet në rrugët e Madridit me Bugattin që kushton 8 milionë euro

03/30/2023 13:48
nga:L J

Cristiano Ronaldo bëri paraqitjen e tij të parë publike me Bugatti Centodieci të ri, një nga makinat më ekskluzive në botë.

Portugezi është një adhurues i madh i supermakinave dhe makina e fundit iu dorëzua një muaj më parë në Arabinë Saudite, ku aktualisht luan për Al Nassr, përcjell GazetaBlic Sport.

Spektakli i Ronaldos me Bugatti tashmë është parë në publik gjatë grumbullimit të kombëtares portugeze para Kampionatit Botëror të Katarit. Megjithatë, për vendin e paraqitjes së tij të parë, Ronaldo zgjodhi Madridin.

Shfaqja e Ronaldos me një makinë që kushton 8 milionë euro, prej të cilave janë vetëm 10 në botë, bëri bujë në rrugët e Madridit dhe u filmuan shumë fansa të një prej futbollistëve më të mirë në histori.