Manchester United ka triumfuar në një ndeshje dramatike ndaj Villarreal mbrëmë.
“Nëndetësën e Verdhë” kaloi e parë në epërsi në min e 53’ përmes Paco Alcacer dhe ndeshja u bë shumë interesante, përcjell GazetaBlic Sport.
Mirëpo, vendasit reaguan shpejtë dhe ishte Alex Telles që barazoi gjithçka me një gol të bukur në min e 60’.
Krejt në fund ishte Cristiano Ronaldo ai që i siguroi fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve ekipit të tij.
Ronaldo shënoi në min e 90+5’ duke bërë që të shpërthejnë në festë tifozët në “Old Trafford”.
Reagimi i Sir Alex Ferguson, legjendës së klubit të Manchesterit, ishte i jashtëzakonshëm pas golit të Ronaldos.
Sir Alex Ferguson’s reaction to Cristiano Ronaldo’s last minute winner is priceless ❤️
— United Zone (@ManUnitedZone_) September 29, 2021


