Sporti

Ronaldo: Rruga e vështirë, por do ta dërgojmë Portugalinë në Kampionat Botëror

03/22/2022 08:02
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo ka përdorur rrjetet sociale për të paralajmëruar se rruga drejt Kupës së Botës do të jetë e ndërlikuar, por së bashku do të jetë e mundur që Portugalia të kapërcejë të gjitha pengesat që do të hasë.

E para do të jetë Turqia në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it në Botërorin 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fokus i plotë në Kupën e Botës 2022. Krenar, si gjithmonë, përfaqësoj Portugalinë. E dimë që rruga nuk do të jetë e lehtë, kemi respektin maksimal për kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe që ndajnë të njëjtat synime si ne. Por së bashku, ne do të luftojmë për ta vendosur Portugalinë në vendin që i takon. Ta bëjmë!”, ka shkruar kapiteni i Kombëtares.

/GazetaBlic Sport/