Juventus do të përballet nesër ndaj Parmas në ora 20:45.
Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo për ndeshjen e xhiros së 32’të ndaj Parmas, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ronaldo dhe Buffon do të luajnë, mendoj se edhe Dybala do të luajë poashtu”, tha Pirlo.
Megjithatë Pirlo ka konfirmuar se Chiesa do të mungojë në këtë takim.
“Ai ka një problem në muskuj dhe ne do ta shohim gjendjen e tij në ditët në vazhdim”, përfundoi trajneri italian.
/GazetaBlic Sport.


