Sporti

Ronaldo reagon pas golit të 500’të: Ndjenjë e mrekullueshme

02/09/2023 22:41
nga:E K

Cristiano Ronaldo shënoi katër gola sot në fitoren e Al Nassr ndaj Al Waheda.

Ylli portugez ishte protagonisti kryesor në fitoren e ekipit të tij në udhëtim me rezultat 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes portugezi reagoi në Instagram ku u shpreh i lumtur që arriti kuotën e 500 golave në kuadër të ligave.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që kam shënuar katër gola dhe kam arritur golin tim të 500-të në një fitore solide për ekipin”, ka shkruar CR7.