Europiani i fundit i karrierës për Cristiano Ronaldon ishte ky i Gjermanisë, që përfundoi në fazën çerekfinale, aty ku portugezët u mposhtën nga Franca me penallti dhe u detyruan të kthehen në shtëpi.
Disa orë pas eliminimit, ylli portugez ka reaguar në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka theksuar se Portugalia meritonte më shumë dhe se skuadra dha maksimumin në Europianin e Gjermanisë.
“Dëshironim më shumë dhe meritonim më shumë, për te, për të gjithë ju, për të gjithë Portugalinë. Jemi falënderues për gjithçka që kemi dhënë dhe gjithçka që kemi realizuar deri tani. Brenda dhe jashtë fushës jam i bindur që kjo trashëgimi do të nderohet dhe do të vazhdojë të rritet. Të gjithë së bashku”, shkruan ndër të tjera Ronaldo në rrjetet sociale.
Ylli portugez, me 39 vite mbi supe, deklaroi pas ndeshjes ndaj Sllovenisë se ky do të ishte Europiani i fundit i tij, pasi është e vështirë të hamendësohet prania e tij në Euro 2028, kur të jetë thuajse 44 vjeç.