Cristiano Ronaldo me një reagim të bërë në faqen zyrtare të klubit të ri malazez, Fans United, ka shkaktuar bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale.
Ka mjaftuar që portugezit të pëlqejë një nga postimet e klubit të lartpërmendur në Instagram.
Skuadra malazeze e ligës së ulët që garon në ligën e tretë ka reaguar për nisjen e mundshme të Superligës Evropiane.
“Ju lutem, mos na vidhni ëndrrën. Mos lejoni që të themelohet Superliga. Na lejoni ne dhe klubet e tjera të vogla të vazhdojmë të ëndërrojmë”, njoftuan malazezët, gjë që Ronaldos i pëlqeu.