Sporti

Ronaldo protagonist te Portugalia! Haaland “shpërthen” me 5 gola, Franca kalon pengesën Islandë

09/10/2025 16:35
nga:Sh R

Cristiano Ronaldo tregon edhe njëherë që mosha për të është thjesht një numër. 40-vjeçari la gjurmë në duelin Hungari-Portugali, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit të ardhshëm, e cila u mbyll me fitoren e kombëtares luzitane me shifrat 2-3.

Sulmuesi portugez shënoi për herë të 39-të në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Carlos Ruiz të Guatemalës, ndërsa ndodhet tre gola para Lionel Messit me Argjentinën.

Goli i tij në “Puskas Arena” të marten, erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58-të, pas një gabimi të kundërshtarit.

Vendasit luftuan për të siguruar së paku 1 pikë, por goli I Joao Cancelo 4 minuta nga fundi i lojës, vulsoi një fitore dramatike për skuadrën e Roberto Martinez.

Ndërkohë, Norvegjia e yllit Erling Haaland shkatërroi Moldavinë me rezultatin e thellë 11-1.

Bomberi I Manchester Cityt gjeti rrugën e rrjetës plot 5 herë, duke u ngjitur në krye te tabelës së golashënuesëve me 9 gola dhe 2 asiste.

Loja u dominua plotësisht nga norvegjezët, të cilët bën një hap të madh drejt drejt kualifikimit në finalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1998. Me pesë ndeshje të luajtura, vikingët kryesojnë Grupin I me 15 pikë, gjashtë pikë më shumë se Italia e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Franca siguroi 3 pikët gjithashtu, në përballjen e së martës kundër Islandës, me rezultatin 2-1 në shtëpi.