Sporti

Ronaldo propozon këtë super trajner për stolin e Manchester United

11/21/2021 13:40
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo ka dëshirë që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e ekipit të Old Trafford.

United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solksjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët për vendin e lirë në Old Trafford, dhe tani kuptohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është trajneri i duhur për t’i mundësuar United të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpool dhe Chelsea.

/GazetaBlic Sport