Sporti

Ronaldo pritet të startojë për derbin e Manchesterit

09/29/2022 17:22
nga:E K

Sipas gazetës britanike Telegraph, Cristiano Ronaldo mund të startojë në derbin e Manchesterit.

Kjo do ishte hera e parë që Ronaldo starton ndeshjen që prej shtatë javësh kur e bëri ndaj Brentfordit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ronaldo mund të jetë opsioni i vetëm i Ten Hag pasi Martial dhe Rashford janë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Portugezi ka startuar vetëm një në 8 ndeshje me Manchesterin në Premierligë, kurse në Europa League ka startuar dy herë ku edhe ka shënuar gol ndaj Sheriffit në Moldavi.

/GazetaBlic Sport.