Sporti

Ronaldo po e mendon transferimin te PSG

03/07/2022 14:30
nga:E K

Cristiano Ronaldo po e mendon largimin nga Manchester United drejt Paris Saint Germain.

Ylli portugez mund të largohet nga Man United, nëse ‘Djajtë e Kuq’ nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Football.transfers”, Ronaldo ka udhëtuar drejt Portugalisë për të menduar lidhur me të ardhmen e tij.

Ai nuk duket i lumtur te Manchester United dhe nëse do të largohet nga “Old Trafford”, opsioni i tij i parë është Parisi.

Nëse do të ndodhte diçka e tillë, tifozët e futbollit do të mund t’i shohin rivalët më të mëdhenj të të gjitha kohërave të luajnë krahë njëri-tjetrit, pasi që në këtë klub është edhe argjentinasi, Lionel Messi.