Kapiteni i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo, është shprehur krenar për faktin se atdheu i tij do të jetë ndër nikoqirët e Botërorit të vitit 2030.
Portugalia do ta presë turneun së bashku me Spanjën dhe Marokun, ndërsa Uruguai, Argjentina dhe Paraguaj do të presë tri ndeshje.
“Është një krenari e madhe, një krenari e madhe të dish se vendi im do të presë Kupën e Botës në vitin 2030 dhe se skuadra e Portugalisë do të jetë në gjendje të luajë në shtëpi para tifozëve të saj në një kompeticion kaq të rëndësishëm”, tha Cristiano.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e Federatës Portugeze të Futbollit dhe presidentit të saj Fernando Gomes. Që sot e tutje, kjo është përgjegjësi e të gjithë portugezëve. Jam i sigurt se së bashku me Spanjën dhe Marokun, ata do ta kthejnë këtë Botëror në një mundësi unike për të promovuar vendin tonë”, shtoi Ronaldo.
/GazetaBlic Sport


