Sporti

Ronaldo pas barazimit me Chelsean: Si gjithnjë fansat e mrekullueshëm me mbështetjen e tyre

04/28/2022 23:27
nga:E K

Manchester United ka luajtur baras sot me Chelsean.

Djajtë e Kuq nuk arritën më shumë se një pikë në barazimin në Old Trafford me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Alonso shënoi për epërsinë e Chelseat në minutën e 60’të, por vetëm 2 minuta më pas Ronaldo barazoi shifrat.

Pas ndeshjes, Ronaldo ka reaguar në Twitter.

“Faleminderit fansave për mbështetjen në Old Trafford, si gjithnjë ishin të mrekullueshëm në mbështetjen e skuadrës“, ka shkruar Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/