Sporti

Ronaldo nuk e lejon nënën e tij t’i shikojë ndeshjet e rëndësishme as nga televizori

09/06/2021 14:57
nga:E K

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo nuk e lejon nënën e tij t’i shoh ndeshjet e mëdha madje as nga televizori.

Sulmuesi i ri i Manchester United, pritet të bëjë debutimin e tij te gjigantët anglez me 11 shtator ndaj Newcastle United në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë në prani të madhe të tifozëve nuk do jetë edhe nëna e portugezit, Cristiano Ronaldo.

Ai ka zbuluar se nëna e tij stresohet shumë në ndeshjet e mëdha prandaj ai nuk e lë që t’i shoh ndeshjet e rëndësishme të karrierës së tij.

“Ajo nuk lejohet tani të shikojë lojëra të mëdha”, portugezi bëri shaka me Piers Morgan në një intervistë për Daily Mail.

“Unë them: ‘Dëgjo, nuk kam më baba. Nuk dua të humbas as nënën time, kështu që ti nuk do të shikosh çerekfinalet, gjysmëfinalet, apo finalet”.

“Ajo bëhet kaq nervoze, nuk e kuptoj pse. Ajo nuk lejohet tani të shikojë ndeshjet e mija të mëdha”.

“Unë marr miq që të qëndrojnë me të dhe ajo shkon për shëtitje nëpër shtëpi. Ajo u ligështua dy herë në stadium. Ajo është nervoze. Ajo punoi shumë për të dhënë më të mirën për fëmijët e saj dhe veçanërisht për mua, sepse unë jam më i vogli në familja”, tha Ronaldo.

/GazetaBlic Sport/