Euro2024

Ronaldo: Nuk dorëzohem kurrë – ne e merituam të shkojmë në çerekfinale

07/02/2024 08:53
nga:Lorik J

Kombëtarja e Portugalisë u kualifikua në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pasi fitoi në penallti ndaj Sllovenisë me rezultatin 3:0.

Koha e rregulltë përfundoi me rezultatin 0-0, e as në vazhdime nuk kishte gola, teksa në penallti portugezët ishin fantastik duke shënuar tri herë dhe portieri i tyre, Costa poashtu bëri tri pritje të mëdha, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë pjesës së dytë të vazhdimeve, Ronaldo humbi penalltinë dhe ishte shumë emocionues.

“U mërzita në fillim, por u gëzova në fund. Ky është futbolli, ka momente të papërshkrueshme. Pata një mundësi direkte për të kaluar skuadrën në epërsi, por nuk ia dola. Jan Oblak bëri një pritje të madhe. Nuk humba një penallti gjatë gjithë vitit, por e humba kur ishte më e rëndësishmja, unë mendoj se e merituam të fitonim”, tha fillimisht ai.

“Nuk mund të kesh frikë, unë kurrë nuk kam pasur frikë t’i përballoj gjërat ballë për ballë, ndonjëherë i kuptoj mirë, ndonjëherë nuk e kuptoj siç duhet, por dorëzimi është diçka që nuk do ta dëgjosh kurrë nga emri im”, tha Ronaldo.

/GazetaBlic Sport