Cristiano Ronaldo po vazhdon formën e mirë pavarësisht moshës.
Ylli portugez po shkëlqen edhe në Kombëtaren e Portugalisë duke shënuar dy gola në fitoren e djeshme të portugezëve ndaj Sllovakisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këto dy gola ai tani ka një rekord prej 125 gola me kombëtaren dhe 857 gola në karrierë.
Jorge Nuno Pinto, presidenti i FC Porto, vuri bast me të për të shënuar 1000 gola dhe sulmuesi e pranoi menjëherë sfidën.
“Do të jetë mjaft e vështirë, por ka të bëjë me mendësinë dhe motivimin tim. Nëse fizikisht, këmbët e mia më trajtojnë ashtu siç i trajtoj unë… Do të shohim, këta janë hapa të vegjël. Për të arritur në 1000, ju së pari duhet të shkoj në 900. Mendoj se do të arrij”, tha Ronaldo gjatë bisedës.


