Sporti

Ronaldo nuk di të ndalet barazon rekordin e Kloses

06/19/2021 23:18
nga:E K

Cristiano Ronaldo ka realizuar një gol sot kundër Gjermanisë.

Goli i realizuar sot nga Ronaldo në minutën e 15’të kundër Gjermanisë, ishte i një rëndësie të veçantë.

Me këtë gol 36- vjeçari, barazoi rekordin e Miroslav Klose për më së shumti gola të realizuar në histori të dy kompeticioneve të mëdha Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian nga futbollistët evropian.

Portugezi, në histori të këtyre kompeticioneve ka realizuar 19 gola, aq sa ka edhe Miroslav Klose, 18 i ka shënuar Gerd Muller, 16 Jurgen Klinsmann, dhe 14 Michel Platini.

Ronaldo po vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 36 vjeçare.