Ditën e sotme, Ronaldo “fenomeni” ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp, të zhvilluar në Doha, të Katarit, nga ku foli edhe për fantazistin e “seleçaos”, Neymar.
Ronaldo u shpreh tepër i lumtur, për përkushtimin e Neymar ndaj kombëtares braziliane, ku bëri më të mirën e tij, për t’u rikuperuar nga ai dëmtim në kavilje, gjatë ndeshjes me Serbinë.
“Mendoj se për momentin ai është i zemëruar për eliminimin e tij. Është normale që ai të ndihet kështu, por jam i sigurt se do të kthehet më i fortë dhe do të vazhdojë të luajë për ekipin. Ai është ende i ri, është 31 vjeç dhe mendoj se mund të luajë në Botërorin e ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur që i ka treguar Botës përkushtimin e tij ndaj kombëtares dhe se është kujdesur për veten në gjashtë muajt e fundit. Ai ka qenë i mirë në ndeshjen e parë, më pas e zgjidhi problemin me kyçin e këmbës dhe bëri sakrifica të mëdha për të qenë në gjendje të luajë përsëri. Ai gjithashtu pati një lojë të shkëlqyer kundër Kroacisë. Është shumë i rëndësishëm për ne, kështu që shpresoj që të shërohet shpejt dhe të vijë rikthehemi më të fortë me PSG-në dhe kombëtaren”,- u shpreh Ronaldo, gjatë konferencës. /abcnews