Rio Ferdinand, ish legjenda e Manchester United, tregoi se nuk mund ta besonte kur pa që trajneri Ole Gunnar Solskjaer do të linte Cristiano Ronaldon në stol në ndeshjen ndaj Evertonit.
Ai tha poashtu se ishte i tronditur e i mahnitur me veprimin e trajnerit norvegjez, përcjell GazetaBlic Sport.
“Isha i tronditur dhe i mahnitur. Ronaldo shënoi pesë gola në pesë ndeshje. Kur fillon një sulmues në formë në stol? Nëse Harry Kane shënon pesë gola në pesë ndeshje, a do të ishte në stol? Njësoj me Aguero apo Lukaku? Disa prej tyre largohen kur janë në gjendje të mirë. Unë mendoj se Ronaldo ka përvojën për të thënë: “Nuk ndihem mirë, më lër jashtë kësaj loje” Lojtarët si ai e njohin trupin e tij më mirë se kushdo tjetër. Frustrimi që Ronaldo tregoi në fund tregoi gjithçka. Solskjaer u përpoq të rifreskojë ekipin, por ky është gjithmonë një rrezik”, tha Ferdinand.
/GazetaBlic Sport/


