Sporti

Ronaldo në dyshime për ndeshjen ndaj Crystal Palace

12/04/2021 08:03
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo do të jetë në dyshim për ndeshjen e Manchester United, të dielën, kundër Crystal Palace, në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premier League.

Sipas The Sun, golashënuesi portugez mund të ketë marrë një dëmtim në gju kur festoi golin e dytë kundër Arsenalit.

Edhe kështu, CR7 vazhdoi në fushë deri në minutën e 88-të, por u largua nga fusha dhe eci në një mënyrë të çuditshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester United mundi Arsenalin, 3-2, me Ronaldon që shënoi dy herë dhe Bruno Fernandes shënoi golin tjetër.

/GazetaBlic Sport/