Sporti

Ronaldo: “Në 5-6 vitet e ardhshme, liga e Arabisë Saudite do të jetë ndër më të mirat në botë”

03/22/2023 19:29
nga:Lorik J

Gjatë konferencës për shtyp dy ditë pas ndeshjes kundër Lihtenshtajnit, Cristiano Ronaldo foli ndër të tjera edhe për përvojën e tij në Arabinë Saudite.

“Ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të isha këtu. Jam në një ligë shumë konkurruese. Duhet ta shikoni ligën saudite në një mënyrë tjetër”, tha fillimisht ai.

“Është e qartë se nuk është si Premier League, do të gënjeja po ta thosha, por është konkurruese. Më befasoi pozitivisht. Ka ekipe të mira, të balancuara, lojtarët arabë janë të mirë, të huajt japin cilësi. Ndoshta brenda 5 apo 6 viteve do të jetë liga e 4-të apo e 5-të më konkurruese në botë”, përfundoi Ronaldo.

/GazetaBlic Sport