Sporti

Ronaldo ndryshon ligjet arabe – Do ti lejohet bashkëjetesa me Georgina Rodriguez

01/07/2023 10:28
nga:E K

Aventura e Ronaldos në Arabinë Saudite ende nuk ka nisur.

Portugezi u transferua te Al-Nassr ku do të fitoi një shumë marramendëse parash për dy vite të kontratës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ligjet arabe nuk e lejojnë atë dhe Georginan të jetojnë bashkë pasi çifti nuk kanë kurorzim.

Megjithatë, duket se Arabia Saudite do t’i ndryshojë këto ligje në favor të yllit portugez.

Sipas “EFE” shteti arab është i gatshëm të bëjë disa ndryshime në atë mënyrë që e lejon Ronaldon dhe Georgina Rodriguez të jetojnë bashkë.