Cristiano Ronaldo do të mungojë në stërvitjen e Manchester United sot “për arsye familjare”.
Manchester United e ka pranuar këtë shpjegim nga Cristiano Ronaldo dhe kampi i tij.
Në klub janë në dijeni të vendimit të marrë nga Cristiano Ronaldo për t’u larguar sa më shpejt nga klubi, në rast një oferte të mirë, raprton Romano, përcjell GazetaBlic Sport.
Pozicioni i Manchester United, ende i njëjtë, ata këmbëngulin se Cristiano nuk është në shitje pasi ai është pjesë e projektit të Man United për sezonin 2022/2023.
Jorge Mendes do të shqyrtojë opsionet për të gjetur një klub të ri për Cristiano, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje deri tani
/GazetaBlic Sport


