Prokuroria Publike e Torinos mund të thërrasë Cristiano Ronaldon për të dëshmuar në kuadër të hetimit për një dokument të dyshuar të nënshkruar nga portugezi dhe Juventus gjatë pushimit të futbollit në Itali, midis marsit dhe qershorit të vitit të kaluar, për shkak të kufizimit të pandemisë Covid 19.
Ky hetim nisi pas përgjimeve telefonike mes Federico Cherubini, drejtorit të përgjithshëm të klubit, dhe avokatit të Juventusit, Cesare Gabasio, në të cilët, në një bisedë, ata folën për një dokument për Ronaldon, por i cili nuk gjendet dot në zyrat e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në kontrollet në ambientet e klubit, të premten e kaluar, ky dokument nuk u gjet dot dhe kjo ka bërë që ky insitucion ta mendojë intervistimin e futbollistit portugez.
/GazetaBlic Sport/


