Sporti

Ronaldo me veprim befasues në konferencën për shtyp

06/14/2021 20:41
nga:Mergim Rreci

Protugalia luan nesër ndeshjen e parë në Euro2020.

Hungaria do të jetë kundërshtari i kombëtares së Portugalisë, ndeshje kjo që luhet në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një ngjarje shumë interesante ka ndodhur sot në konferencën për shtyp.

Cristiano Ronaldo largoi vullnetarisht në konferencën për shtyp shishet e Coca-Cola-s që ishin para tij, duke lënë vetëm shishen e tij të ujit.

Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur kjo gjë.