Portugalia u eliminua nga Maroku në çerekfinale të Kupës së Botës.
Cristiano Ronaldo ishte më i emocionuari nga ky eliminim pasi kishte edhe kritika të ashpra ndaj tij nga mediat, shkruan GazetaBlic Sport.
Për këtë çështje ka reaguar Ronaldo i cili në një mesazh emocionues tha se ka luftuar çdoherë që emri i Portugalisë të ngritej në nivelet më të larta.
Fitimi i Kupës së Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.
Kam luftuar për të. Kam luftuar shumë për këtë ëndërr. Në 5 pranitë që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. I lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk e ktheva fytyrën nga lufta dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.
Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.
Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jesh një këshilltar i mirë dhe të lejosh secilin të nxjerrë përfundimet e veta.