Sporti

Ronaldo me mesazh motivues në drejtim të bashkëlojtarëve, zbulohen fjalët e tij

09/14/2021 12:20
nga:Mergim Rreci

Para se të luante kundër Newcastle, ku ai shënoi dy herë në fitoren 4-1, Cristiano Ronaldo foli me shokët e tij të rinj të Manchester United dhe shpjegoi arsyet e kthimit të tij në Old Trafford.

“Unë nuk u ktheva për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse doni të keni sukses, duhet ta doni klubin me gjithë zemër. Duhet të hash, të flesh dhe të luftosh për këtë klub. Pavarësisht nëse luani apo jo, ju duhet të mbështesni shokët tuaj dhe gjithmonë të jepni 100 për qind. Unë jam këtu për të fituar dhe asgjë tjetër. Fitorja sjell lumturi. Dëshironi të jeni të lumtur, apo jo? Ju të gjithë jeni lojtarë të mrekullueshëm dhe unë besoj në ju, përndryshe nuk do të kthehesha ”, tha Ronaldo, sipas gazetës The Sun, përcjell GazetaBlic Sport.

Më pas ai shkëlqeu me paraqitjen e tij në “Old Trafford”, atje ku me paraqitjen e tij krijoi atmosferë të zjarrtë në stadium.

Sonte ai poashtu pritet të jetë titullar në Ligën e Kampionëve ndaj Young Boys, atje ku do të kërkojë gola të tjera me djajtë e kuq.

Ai është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni me 135 gola.

/GazetaBlic Sport/